VIDEO/ Kolegia i kërkoi të vinte maskën në zyrë, burri nxehet dhe e rreh keq

VIDEO/ Kolegia i kërkoi të vinte maskën në zyrë, burri nxehet dhe e rreh keq

19:40, 30/06/2020
A+ Aa A-

Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe transmetuar nga Daily Mail ndërsa po bëjnë xhiron e botës, teksa e gjitha ka ndodhur për shkak të maskës për tu mbrojtur nga Covid-19.

Rao, zëvendës menaxher në Hotelin AP për Turizëm, shihet qartë se kap nga flokët Usharani-n dhe e tërheq atë në dysheme.

Ai e godet punonjësen e tmerruar me karrige, ndërsa një punëtor tjetër nxiton për të ndaluar sùlmin.

Gruaja nga India është sulmuar nga kolegu i saj, pasi ajo i kujtoi atij të vishte një maskë fytyre në zyrë.

Bhaskar Rao e goditi Checuri Usharani-n me një karrige të thyer, ndërsa u rrëzua në dysheme nga fríka.

Zonja Usharani u plágos rëndë dhe Rao, për të cilin thuhet se ka mbajtur mëri ndaj viktímës, është arrestuar.

Pavarësisht ndërhyrjeve të personave të tjerë, burri nuk e ndal dhunën barbare që ushtron mbi zonjën. Usharani raportoi sulmin në polici dhe autoritetet lokale thanë se e arrestuan burrin dhe e dërguan në gjykatë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco