Mbreti i Belgjikës i shpreh keqardhjen më të thellë për sundimin gjakatar, Kongos

Mbreti i Belgjikës i shpreh keqardhjen më të thellë për sundimin gjakatar, Kongos

13:16, 30/06/2020

Mbreti i Belgjikës Philippe i ka shprehur "keqardhjen e tij më të thellë" Republikës Demokratike të Kongos për sundimin gjakatar të vendit të tij.

Monarku që mbretëron i bëri komentet në një letër drejtuar Presidentit Felix Tshisekedi në 60-vjetorin e pavarësisë së Kongos.

Belgjika e kontrolloonte këtë shtet të Afrikës qendrore që nga shekulli XIX derisa fitoi pavarësinë e tij në 1960. Miliona afrikanë vdiqën gjatë sundimit të përgjakshëm kolonial të Belgjikës.

Ka një vështrim tjetër në historinë e kombit evropian pas vdekjes së George Floyd në arrest policor në SHBA. dhe protestat antiraciste që e pasuan.

Mijëra belgë kanë demonstruar javët e fundit dhe statuja e liderit kolonial të Belgjikës, Mbretit Leopold II, është përdhosur me bojëra. Autoritetet në Antwerp e kanë hequr një statujë të tij nga një shesh publik.

Më shumë se 10 milion afrikanë mendohet se kanë vdekur gjatë mbretërimit të tij. Mbreti Philippe është një pasardhës i drejtpërdrejtë i sundimtarit të shekullit XIX.

Çfarë tha mbreti Philippe?

Kjo është hera e parë që një monark belg ka shprehur zyrtarisht pendim për atë që ndodhi gjatë sundimit kolonial të vendit.

Në një letër dërguar Presidentit Tshisekedi dhe botuar në mediat belge, Mbreti Philippe vlerëson "partneritetin e privilegjuar" midis dy kombeve tani.

Por ai thotë se ka pasur "episode të dhimbshme" në historinë e tyre, përfshirë ato gjatë sundimit të mbretit Leopold II - të cilin ai nuk i emërton direkt – e deri në shekullin e 20-të.

Image

 

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco