Krishti me ngjyrë/Kisha britanike rikonsideron portretizmin e deritanishëm

Krishti me ngjyrë/Kisha britanike rikonsideron portretizmin e deritanishëm

13:00, 30/06/2020

Një pikturë e ‘Darkës së Fundit’, e cila e tregon Krishtin me ngjyrë, po shfaqet në katedralen St Albans në solidaritet me lëvizjen antiraciste Black Lives Matter. 

Dekani pranoi të vendoste pikturën afro 3 metra në altar, pasi kuptoi se kisha është në një pozicion të dobët për të predikuar për drejtësinë racore.

E titulluar ‘Një Darkë e Fundit’, piktura është një ripunim i kryeveprës së Da Vinçit, me në qendër një model me origjinë xhamaikane si Krishti.

Lajmërimi erdhi pak më vonë se një javë më parë, pasi kryepeshkopi i Canterbury nxiti Kishën e Anglisë të rikonsideronte portretizimin e Krishtit si të bardhë.

Kjo lëvizje kërkon shfaqjen e Krishtit në raca të ndryshme, për të shmangur portretizimin e tij si një europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco