FOTO/ ‘Luftë’ në zonën autonome në SHBA ku nuk ekziston policia

FOTO/ ‘Luftë’ në zonën autonome në SHBA ku nuk ekziston policia

12:19, 30/06/2020
A+ Aa A-

Një adoleshent u vra dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një përplasje të armatosur në zonën autonome në Siatëll të SHBA. Adoleshenti 16-vjeçar u qëllua për vdekje dhe vdiq në spital. Viktima tjetër, një 14-vjeçar, është në repartin intensiv.

Kjo zonë, e njohur edhe si zona autonome ‘Capitol Hill’ (CHAZ), u ngrit pas protestave për vrasjen e George Floyd. Për shkak se është ngritur si protestë ndaj brutalitetit policor, kjo zonë nuk kontrollohet nga policia. Ata bëjnë vetë-policim.

Edhe pse zona fillimisht u pushtua nga protestues paqësorë, brenda kufijve të CHAZ janë regjistruar katër përplasje të armatosur. Në rastin e parë më 20 qershor u vra një 19-vjeçar.

Autoritetet kanë kërcënuar se do ndërhyjnë te ky kamp për të rikthyer kontrollin policor. Sipas medieve, zona është kryesisht e qetë gjatë ditës, por natën aty lëvizin persona të armatosur.

Zona shtrohet në një territor prej gjashtë blloqesh pallatesh.

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që të merret kontrolli mbi këtë territor, por kryebashkiaku dhe guvernatori, të dy të majtë, i kanë thënë që të shohë punën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco