Britania bllokon qytetin e Leicester, pas shpërthimit të COVID-19

Britania bllokon qytetin e Leicester, pas shpërthimit të COVID-19

11:55, 30/06/2020

Leicester, Angli - Britania ka imponuar një bllokim të rreptë të qytetit anglez të Leicester pas një shpërthimi të fortë në zonë të koronavirusit në një kohë që  kryeministri Boris Johnson përpiqet të rikthejë Mbretërinë e Bashkuar përsëri në normalitet.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga zonat më të goditura në botë, me më shumë se 54,000 vdekje të dyshuara, megjithëse infeksionet janë zbehur në javët e fundit dhe Johnson po lehtëson kufizimet në mbarë vendin për të ringjallur ekonominë.

Sidoqoftë, në Leicester, në Midlands në Angli, shkalla e infeksionit shtatë-ditor ishte 135 raste në 100,000 njerëz, tre herë më e lartë se në një qytet tjetër më nivel të lartë.

Leicester shënoi 10% të të gjitha rasteve pozitive në Angli gjatë javës së kaluar, tha qeveria.

Shkollat ??në qytetin, ku mbetjet e mbretit Richard III të Anglisë u gjetën nën një park makinë në vitin 2012, do të mbyllen nga e enjtja tha Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, pasi kishte një tendencë jashtëzakonisht të lartë të infeksioneve te fëmijët atje.

"Në testimin që kemi bërë në Leicester ... kemi parë një numër rastesh pozitive nën moshën 18 vjeç dhe kjo është arsyeja pse e morëm vendimin me zemër të rënduar që të mbyllim shkollat ??në Leicester," tha Hancock.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco