Italia drejt fitores, vetëm 6 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Italia drejt fitores, vetëm 6 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit

18:37, 29/06/2020
A+ Aa A-

Italia duket se po e fiton përfundimisht luftën me koronavirusin.

Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit, shteti apenin regjistron vetëm 6 vdekje, ndërsa një ditë më parë kishte 22.

Sa i përket infektimeve të reja, në 24 orët e fundit numri i tyre arrin në 126.

Nga rastet e reja, 78 janë vetëm në Lombardi, që vijon të jetë rajoni më i prekur.

Në Trento, Molise, Calabria, Valle d'Aosta, Umbria, Sardegna, Friuli Venezia Giulia, Puglia dhe Marche, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka patur asnjë rast të ri infektimi.

Sipas ministrisë italiane të shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 27,218 testime.

Me shifrat e sotme, numri total i të prekurve që nga nisja e pandemisë shkon në 240,436, ndërsa ai I viktimave në 34,744

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Ardi30/06/2020 00:17

Uroi qe te dale vaksina per covid19

Shto koment

Denonco