Johnson: Koronavirusi, katastrofë për Mbretërinë e Bashkuar

Johnson: Koronavirusi, katastrofë për Mbretërinë e Bashkuar

12:31, 29/06/2020
A+ Aa A-

Kryeministri britanik Boris Johnson e ka përshkruar krizën e koronavirusit si një "katastrofë" për Mbretërinë e Bashkuar, por ka këmbëngulur se tani nuk është koha e duhur për një hetim mbi atë që ka shkuar keq.

Duke folur për Times Radio, kryeministri tha: "Kjo ka qenë një fatkeqësi, një makth  plotë për vendin dhe vendi ka kaluar një tronditje të thellë".

Johnson, i cili kaloi kohë në kujdesin intensiv për të mundur Covid-19, tha se qeveria u detyrohej të gjithë atyre që kanë vdekur dhe vuajtën të kuptojnë saktë se "çfarë shkoi keq dhe kur".

"Unë e kuptoj plotësisht këtë dhe do ta bëjmë. Mendoj që momenti nuk është  tani…por ne po nxjerrim mësime gjatë gjithë kohës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco