Vaksina kundër COVID-19, Fauci: 70-75 për qind efikasitet i ilacit, nuk siguron dot imunitetin e tufës

Vaksina kundër COVID-19, Fauci: 70-75 për qind efikasitet i ilacit, nuk siguron dot imunitetin e tufës

11:54, 29/06/2020
A+ Aa A-

DR.Anthony Fauci, është një nga ekspertët në SHBA që po merret me luftën kundër  pandemisë  Covid 19 dhe  gjetjen e  një ilaçi që ta luftojë plotësisht virusin.

Shkencëtari i njohur ka deklaruar se ‘nuk beson që vaksina do të ketë një efikasitet në masën 98 % si ajo e fruthit por nga 70%-75% duke deklaruar se me këtë nuk nënkupton një mbrojtje të plotë’.

Shumë amerikanë nuk po pranojnë të vaksinohen, arritja e imunitetit të tufës është shumë e vështirë nuk do të arrihet vendosja nën kontroll 100% e situatës .

Një sondazh i CNN muajin e kaluar zbuloi se një e treta e amerikanëve thanë se ata nuk do të vaksinohen kundër Covid, edhe nëse vaksina është gjerësisht e disponueshme dhe me kosto të ulët.

Në një intervistë të Premten, CNN e pyeti Faucin nëse një vaksinë me 70% deri 75% efikasitet të marrë nga vetëm dy të tretat e popullsisë do të siguronte imunitet të tufës ndaj koronavirusit.

"Jo - nuk ka gjasa," u përgjigj ai.

Amerika sipas Universitetit Johns Hopkins ka rreth 2.5 milion të prekur dhe125 të vdekur deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco