E frikshme/Covid 19 vret  çdo 18 sekonda një person në botë

E frikshme/Covid 19 vret çdo 18 sekonda një person në botë

09:43, 29/06/2020
A+ Aa A-

Vazhdon dhe po rëndohet situata me Covid19, deri tani numërohen  në botë gjysmë milioni te vdekur. OBSH-ja ka njoftuar se pritet një valë e dytë dhe nëse nuk menaxhohet si duhet mund të jetë më shkatërrimtare se e para.

Kjo sëmundje është një kërcënim shumë i madh për moshën e tretë dhe ata që kanë shumë sëmundje shoqëruese si diabeti,sëmundjet e zemrës dhe ata që vuajnë nga problemet me mushkëritë, por ka pasur një shtim rastesh fataliteti dhe për të rinjtë

Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 501 mijë dhe 10.1 milion raste të konfirmuar pozitiv, rekord infektimesh vazhdon të mbajë SHBA dhe Amerika Latine si dhe shpërthimet e reja në Azi

Më shumë se 4700 njerëz humbin jetën çdo 24 orë në botë nga pandemia kjo mesatare është llogaritur nga data 1 - 27 qershor në një përllogaritje tjetër është 196 persona në orë  ose 1 në 18 sekonda.

Koronavirusi i ri ka tejkaluar cdo sëmundje infektive tjetër që deri tani hy në kategorinë e sëmundjeve shumë të rrezikshme psh. Malaria vret 36 000 në muaj ndërsa Covidi ka arritur në 78 000 .

Problemet e mëdha që kanë shtetet, ka sjellë një rend të ri botëror dhe social, të detyruar nga masat drastike që po marrin me qëllim përballimin e pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco