Rekord bojkoti në zgjedhjet lokale në Francë/ Anne Hidalgo rifiton Parisin

Rekord bojkoti në zgjedhjet lokale në Francë/ Anne Hidalgo rifiton Parisin

22:24, 28/06/2020
A+ Aa A-

Anne Hidalgo është rizgjedhur kryetare e bashkisë së Parisit pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të Francës që u mbajtën ditën e sotme.

Sipas exit-polleve të para, kryetari në largim i Partisë Socialiste ka fituar mbi 48% të votave.

Shumë vota kanë fituar edhe kandidatët e Partisë në Gjelbër në Lyon, Strasburg dhe Bordeaux, përkatësisht Grégory Doucet 50%, Jeanne Barseghian 45.5%, dhe Pierre Hurmic, 46.8%.

Zgjedhjet komunale, megjithatë, patën një shifër rekord abstenimi prej 59% në të gjithë vendin.

Raundi i parë i votimit u zhvillua në 15 mars, vetëm dy ditë para se vendi të izolohej për shkak të Koronavirusit.

Votuesit mbanin maska, sollën lapsat e tyre dhe respektuan distancën sociale pranë qendrave të votimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco