COVID-19/ India raporton shifër rekord të rasteve në 24 orë

COVID-19/ India raporton shifër rekord të rasteve në 24 orë

08:44, 28/06/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 19,906 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore në vendin aziatik që nga fillimi i përhapjes së pandemisë.

Përpos rasteve të infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 410 viktima, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan “CNN”.

 Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 528,859 persona, ndërsa shifra e viktimave në 16,095. Për më tepër, 309,712 persona janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Numrin më të madh të rasteve e ka rajoni perëndimor, Maharashtra, ku deri më tani janë regjistruar mbi 159,000 raste.

Pas këtij rajoni, në vendin e dytë radhitet kryeqyteti New Delhi, ku janë shënuar më shumë se 80,000 persona të infektuar me Covid-19.

India është shteti që shënon më së shumti raste ditore të koronavirusit në Azi dhe një ndër vendet me numrin më të lartë të të infektuarve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Brazilit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco