Shbërblehet me 30 mijë dollarë kamarieri në SHBA, nuk i shërbeu klientes pasi ishte pa maskë

Shbërblehet me 30 mijë dollarë kamarieri në SHBA, nuk i shërbeu klientes pasi ishte pa maskë

08:21, 28/06/2020
A+ Aa A-

Një grua në San Diego të SHBA-ve nuk u shërbye nga kamarieri në një lokal të Starbuks pasi ajo nuk kishte vendosur maskën si mbrojtje ndaj Covid-19.

E irrituar dhe tepër e nervozuar, ajo shkrojti në Facebook një postim me titullin: ''Takohuni me Lenin Gutierrez nga Starbucks, i cili nuk pranoi të më shërbente mua sepse nuk kisha vendosur maskën. Herën tjetër do të pres policët dhe do të sjell një përjashtim mjekësor''.

Në postimin e saj pati shumë komentet negative. Disa ishin të durueshëm, duke i shpjeguar Gilles se punonjësit e Starbucks thjesht po ndjekin protokollin, ndërsa disa ishin më pak të sjellshëm. Gilles nxiti komentuesit duke iu përgjigjur disa prej tyre. "Maska është budallallëk dhe po kështu janë njerëzit që i veshin", shkroi ajo.

Që nga e premtja, në postimin e saj pati 133 mijë komente.

Ndërkohë, një person i quajtur Matt Cowan, i cili nuk njihte as gruan Gilles dhe as kamarierin Gutierrez, krijoi një llogari në GoFundMe në mbështetje të tij.

Po atë ditë në mëngjes, në llogari ishin mbledhur mbi 30,000 dollarë për Gutierrez.

Ai shprehu mirënjohjen e tij si në faqen GoFundMe ashtu edhe në faqen e tij personale në Facebook.

"Unë thjesht kam dashur të them faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe ajo që të gjithë po bëjnë është një nder, por thjesht kam dashur t'i kujtoj të gjithëve që të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin, dhe ta duan njëri-tjetrin dhe të kujtojnë vendosjen e maskës'', tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shqiptari28/06/2020 11:55

A NUK NA U THA NGA "SHKENCETARET" E SHQUAR E NA U CATRAPI 3 MUAJ NGA SATRAPI I SURRELIT DHE ZAGARET E TIJ TE MJEKESISE, QE ME RRITJEN E TEMPERATURAVE MBI 25 GRADE, VIRUSI VRITET??? PO TANI QE TEMPERATURAT JANE MBI 30 GRADE, PSE U SHTUA NUMRI I TE PREKURVE DHE I TE VDEKURVE???!!!!

Shqiptari28/06/2020 11:52

VENDOSJA E MASKES NE RESTORANTE ESHTE VERTET NJE KARLLIK!!! E RENDESISHME ESHTE QE KAMARIERI, GUZHINIERI DHE PUNONJESIT E RETORANTIT TE MBAJNE MASKA, NDERSA KLIENTET THJESHT DUHET TE RESPEKTOJNE DISTANCAT DHE RREGULLAT E HIGJENES. SUPOZOJME SE KLIENTET HYJNE NE RESTORANT ME MASKA, PO KUR TE HANE E TE PIJNE BIRRA APO VERE GJATE NGRENIES, SI DO T'IA BEJNE ME MASKEN??? TE HANE ME MASKE, TE MBAJNE MASKA QE HAHEN, APO T'I HEQIN MASKAT GJATE NGRENIES??? SI MENDONI? SIGURISHT QE DO T'I HEQIN MASKAT KUR HANE. ATEHERE, PSE DUHET MBAJTUR MASKA KUR KE PER TA HEQUR GJATE NGRENIES? A NUK ESHTE KARLLIK???? A NUK JANE RROTA KARI ATA QE KANE VENDOSUR NJE RREGULL TE TILLE? OSE MOS T'I HAPIN FARE RESTORANTET!!

Shto koment

Denonco