COVID-19/ 501 mijë viktima dhe 10 milion të infektuar në të gjithë botën

COVID-19/ 501 mijë viktima dhe 10 milion të infektuar në të gjithë botën

07:50, 28/06/2020
A+ Aa A-

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 10 milion, përkatësisht 10,086,969 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 501,393.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 128,152 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 57,103, Britania e Madhe me 43,514 Italia me 34,716, Franca me 29,778 dhe Spanja me 28,341.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 53 viktima dhe janë infektuar 2,330 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 5,464,271 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 4,1 milion raste aktive që presin të shërohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco