Super-lajm nga Italia/ Numri i vdekjeve nga Covid-19 bie si kurrë më parë

Super-lajm nga Italia/ Numri i vdekjeve nga Covid-19 bie si kurrë më parë

17:55, 27/06/2020
A+ Aa A-

Vijojnë lajmet e mira nga Italia ku gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19, kanë ndërruar jetë vetëm 8 persona.

Por lajmet e mira nuk mbarojnë me kaq. Bie edhe numri i infektimeve të reja.

Sipas asaj që raporton Mbrojtja Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit ka patur vetëm 175 raste.

Sa i përket, të shtruarve në terapi intensive, ditën e fundit numri i tyre ulet për herë të parë nën 100. Kujtojmë se në pikun e pandemisë ishin 4000.

Me këto shifra, numri total i të prekurve shkon në 240.136 persona, ndërsa ai i viktimave në 34,716. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco