Babai vret dy fëmijët, trupat u gjetën nga nëna

Babai vret dy fëmijët, trupat u gjetën nga nëna

17:21, 27/06/2020
A+ Aa A-

Një krim i dyfishtë në familje ka tronditur të gjithë zonën e Leccos në Itali.

Një baba, i cilësuar si “i çmendur” vrau fëmijët e tij binjakë, Elena dhe Diego, 12 vjeç.

Ata mendohet të jenë vrarë në një moment kríze nga i ati, i identifikuar si Mario Bressi.

Rreth orës 3 të mëngjesit, fqinjët dëgjuan zhurmë të çuditshme, derisa  mësuan për ngjarjen e tmerrshme.

Trupat e dy fëmijëve u gjetën nga nëna e tyre 45-vjeçare në apartament.

Ajo nxitoi të shkonte në vendngjarje e shoqëruar me motrën e saj, pasi kishte marrë një mesazh nga ish-bashkëshorti që i thoshte se ai nuk do i shihte më kurrë fëmijët.

Dyshohet se autori i ngjarjes makabre, Mario Bressi kishte sëmundje mendore. Një prej motiveve që rëndoi gjendjen e tij psíkologjike mendohet të jetë ndarja me nënën e fëmijëve.

Të dy ishin në proces divorci dhe nuk dihet nëse zgjodhi të përdorte fëmijët për tu hakmarrë ndaj saj.

Pak pasi kreu vrasjen e dyfishtë, i dha fund edhe jetës së tij duke u hedhur nga një urë jo larg vendit të krímit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco