VIDEO/ Skandal seksual në OKB

VIDEO/ Skandal seksual në OKB

11:08, 27/06/2020
A+ Aa A-

Kombet e Bashkuara thonë se janë të shokuar dhe shumë të shqetësuar nga pamjet e një videoje ku në makinat e saj në Izrael shfaqen dy persona që duket se kryejnë marrëdhënie seksuale.

Në klipin e shkurtër, të bërë viral në internet, shfaqet një grua me fund të kuq që qëndron mbi një burrë në një makinë të bardhë me inicialet e Kombeve të Bashkuara.

Videoja e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale është regjistruar në rrugët kryesore të Tel Avivit.

OKB-ja ka thënë se po heton këtë incident dhe është afër identifikimit të personave që shfaqen në video. Personat e përfshirë dyshohet se janë anëtarë të stafit të organizatës në Izrael.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka politika strikte kundër sjelljes seksuale nga anëtarët e saj.

Nëse personat në video identifikohen ata mund të riatdhesohen ose ndalohen në operacionet e paqes së Kombeve të Bashkuara. Pastaj është detyrë e atdheut të tyre që të marrë vendime disiplinore ose ligjore.

OKB-ja ka qenë prej kohësh nën akuzë për sjellje të keqe seksuale nga paqeruajtësit dhe stafet e tjera. Sekretari i Përgjithshëm Guterres ka thënë se do ketë tolerancë zero ndaj këtyre akteve mes zyrtarëve të OKB-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco