Studimi shokues/ Covid-19 në Barcelonë që në mars 2019

Studimi shokues/ Covid-19 në Barcelonë që në mars 2019

22:49, 26/06/2020
A+ Aa A-

Zbulim shokues nga Barcelona në Spanjë.

Sipas një studimi të kryer është vërtetuar se, në ujërat e zeza të qytetit turistik spanjoll janë gjetur gjurmë të virusit Covid-19 që në mars të vitit 2019, raporton Syri.net.

Studiuesit kanë analizuar mostrat e ujit nga dy impiante të trajtimit të qytetit të marra në mes të janarit 2018 dhe maj 2020. Midis mostrave para pandemisë, që i janë nënshtruar testeve PCR, ka testuar pozitiv me gjurmë të koronavirusit që në mars 2019.

Shkencëtari referues i raportit është Albert Bosch, profesor i mikrobiologjisë në UB dhe president i Shoqatës Spanjolle të Virologjisë.

"Ky zbulim befasues tregon se virusi qarkullonte në Barcelonë shumë përpara konfirmimit të ndonjë rasti tjetër të covid-19 në botë. Barcelona është një qendër biznesi dhe komerciale, dhe gjithashtu një vend i njohur për ngjarje masive që mbledhin vizitorë nga shumë vende të botës. Situata të ngjashme mund të kenë ndodhur në pjesë të tjera të botës", thonë ekspertët. /A.R, Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco