Shifra rekord infektimesh në Amerikën Latine/ Edhe presidenti i Brazilit me Covid-19?

Shifra rekord infektimesh në Amerikën Latine/ Edhe presidenti i Brazilit me Covid-19?

22:24, 26/06/2020
A+ Aa A-

Situatë mjaft e rëndë nga pandemia koronavirus në Amerikën Latine. Brazili vijon të jetë shteti më i goditur dhe në 24 orët e fundit raportoi rreth 40 mijë raste të reja, ndërsa në total të prekurit nga Covid-19 janë më shumë se 1.2 milionë.

 Brazili është dhe vendi i dytë me numrin më të lartë të viktimave në botë, me mbi 55 mijë jetë të humbura. Presidenti, Zhair Bolsonaro, bëri me dije se duhet të bëjë një test tjetër pasi dyshon se mund të jetë prekur nga virusi pandemik.

Ndërkohë, edhe Meksika ka raportuar shifra rekord nga koronavirusi i ri.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore regjistruan mbi 5400 raste të reja dhe më shumë se 1 mijë viktima.  Rritje të shifrave ditore janë raportuar edhe nga shtete si Argjentina, Kili, Ekuadori Kolumbia dhe Peruja. Kjo ka bërë që niveli i vdekshmërisë në Amerikën Latine të jetë më i lartë se ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco