Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Frikë e panik në Glasgow/ Vriten tre persona, policia ekzekuton...

Frikë e panik në Glasgow/ Vriten tre persona, policia ekzekuton...

16:34, 26/06/2020
A+ Aa A-

Tre persona janë goditur për vdekje me thikë në shkallët e një hoteli në qendër të Glasgow, në Skoci, ndërsa autori u eleminua nga forcat e policisë.

"Raportime të sulmeve me thikë në qendrën e qytetit Glasgow dhe një incident i madh i mundshëm me 20 automjete të policisë, mburoja trazirash, oficerë të armatosur dhe paramedikë në rrugën West George", shkroi në twitter reporteri i LBC-së, Fraser Knight.

Një grua me emrin Louisa mediave u tha se ka parë njerëz të gjakosur, duke shtuar se, "Njerëzit dilnin nga hoteli duke bërtitur, ndërkohë që policia u kërkonte të dilnin me duart lart. Kishte makina policie dhe ambulanca në të gjithë rrugën". 

Policia e qytetit Glasgow tha se "shërbimet e urgjencës po merren me një incident në rrugën West George" dhe se aktualisht kjo rrugë është e mbyllur për qarkullim. 

"Situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë rrezik për publikun e gjerë", njoftoi policia. 

Ndërkaq, ministrja e parë skoceze, Nicola Sturgeon, në llogarinë e saj në twitter shkroi, "Ju lutemi ndiqni këshillat për të shmangur rrugën West George teksa policia skoceze po merret me këtë incident në vazhdim".

Ende nuk ka informacione zyrtare nëse bëhet fjalë për një vrasje ordinere apo një sulm të planifikuar më herët...

Pamje nga vendngjarja:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco