Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Vetëm 24 viktima/ Italia arrin minimumin historik prej 2 Marsit

Vetëm 24 viktima/ Italia arrin minimumin historik prej 2 Marsit

18:00, 21/06/2020
A+ Aa A-

Mbrojtja Civile Italiane publikon të dhënat për 24 orët e fundit lidhur me infektimet dhe vdekjet e reja si pasojë e Covid-19.

Vdekjet për 24 orët e fundit janë vetëm 24, minimumi historik që nga 2 marsi, kur kishim 18 viktima. Ndërkohë vetëm një ditë më parë kishim 49 të vdekur.

Ulje edhe sa i përket infektimeve të reja, vetëm 224, ku gjysma janë në rajonin e Lombardisë, 128 raste, raporton Syri.net.

Ndërkohë nuk kemi asnjë infektim të ri në rajonet: Valle d'Aosta, Marche, Umbria, Abruzzo, Molise, Basilicata dhe Sardegna.

Në terapi intensive ndodhet 148 persona, 4 më pak se dje. Ndërkohë në karantinë gjenden 18510 persona, 76 më pak se 24 orë më parë.

Të shëruarit arrijnë në 182893 persona, me 440 në 24 orët e fundit.

Me shifrat e sotme, numri total i viktimave arrin në 34,634 ndërsa ai i të prekurve në 238,499. /A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco