Një i vdekur dhe 11 të plagosur në qytetin ku humbi jetën George Floyd

Një i vdekur dhe 11 të plagosur në qytetin ku humbi jetën George Floyd

16:27, 21/06/2020
A+ Aa A-

Në SHBA, policia njoftoi sot se në qytetin Mineapolis një person humbi jetën dhe 11 të tjerë u plagosën nga të shtënat.

Fotografitë dhe videot live të postuara në Facebook tregojnë viktimat të shtrirë në tokë dhe njerëzit duke i ndihmuar. Duken gjithashtu ndërtesa me xhama të thyera.

Motivi i ngjarjes është i panjohur dhe askush nuk është arrestuar.

Më parë, policia njoftonte në Twitter: “10 persona në spitalet e zonës që kanë marrë plagë nga armë zjarri. Të gjithë janë gjallë me shkallë të ndryshme lëndimesh.”

Njerëzve iu kërkua të shmangin zonën e qytetit ku ndodhi ngjarja.

Mineapolis ka qenë në vemendje të mediave kohët e fundit sepse është qyteti ku humbi jetën afrikano-amerikani George Floyd, pas incidentit në të cilin një polic i bardhë i mbajti gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta.

Qyteti shpërtheu në demonstrata dhe protesta të dhunshme duke i dhënë shkas demonstrimeve kundër racizmit në të gjithë botën. /VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco