Franca njofton për heqje të konsiderueshme të kufizimeve

Franca njofton për heqje të konsiderueshme të kufizimeve

07:26, 15/06/2020
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se janë hequr një numër kufizimesh të koronavirusit.

Nga e hëna kafenetë dhe restorantet mund të hapen nëpër Francë dhe udhëtimet në vendet e tjera të Evropës do të lejohen.

Njerëzit do të jenë në gjendje të vizitojnë anëtarët e familjes në azile, që  janë goditur veçanërisht shumë nga shpërthimi Covid-19.

Kjo ndodh pasi një numër vendesh të tjera të BE rihapën kufijtë midis tyre.

Në një fjalim televiziv, z. Macron tha se Franca kishte fituar "fitoren e parë", por paralajmëroi që virusi mund të kthehej.

"Nga nesër do ta kthejmë faqen e këtij kapitulli të parë në të gjithë territorin tonë," tha ai.

Restorantet, hotelet dhe kafenetë u lejuan të rihapnin në shumë pjesë të Francës në fillim të këtij muaji - me kusht që të respektoheshinn rregullat distancuese.

Z. Macron konfirmoi që nga e hëna kjo do të ndodhte edhe në rajonin e Parisit, i cili regjistroi numrin më të madh të rasteve në vend.

Ai gjithashtu tha që shkollat ??do të rihapeshin nga 22 qershori - përveç shkollave të mesme.

Sidoqoftë, presidenti shtoi, "kjo nuk do të thotë që virusi ka iku dhe se mund ta heqim plotësisht vigjilencën.  Vera e vitit 2020 do të jetë një verë ndryshe nga çdo tjetër dhe do të na duhet të vëzhgojmë evolucionin e epidemisë që të përgatitemi në rast se kthehet me forcë të përtërirë ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco