Kardinali i shkruan Trump: Njerëzit tashmë e dinë Mass Mediat gënjejnë! Lutem për Ju!

Kardinali i shkruan Trump: Njerëzit tashmë e dinë Mass Mediat gënjejnë! Lutem për Ju!

18:48, 14/06/2020
A+ Aa A-

‘Kjo është betejë mes së mirës dhe së keqës…

Letër e Arqipeshkivt Titullar të Ulpianës,

Ish Nunc i Papës në Washington DC,

drejtuar presidentit Trump.

 Z. President,

Në muajt e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të formimit të dy palëve kundërshtare që unë do t’i quaja Biblike: fëmijët e dritës dhe fëmijët e errësirës. Fëmijët e dritës përbëjnë pjesën më të dukshme të njerëzimit, ndërsa fëmijët e errësirës përfaqësojnë një pakicë absolute. E megjithatë, të parët janë objekt i një lloj diskriminimi që i vendos ata në një situatë inferioriteti moral në lidhje me kundërshtarët e tyre, të cilët shpesh mbajnë pozicione strategjike në qeveri, në politikë, në ekonomi dhe në media. Në një mënyrë të dukshme të pashpjegueshme, e mira mbahet peng nga e keqja dhe nga ata që i ndihmojnë ata ose nga vetë interesi ose nga frika.

Këto dy anë, të cilat kanë një karakter biblik, ndjekin ndarjen e qartë midis pasardhësve të Gruas (Mëmë) dhe pasardhësve të Gjarprit. Nga njëra anë ka nga ata që, megjithëse kanë njëmijë defekte dhe dobësi, janë të motivuar nga dëshira për të bërë mirë, për të qenë të sinqertë, për të rritur një familje, për t’u angazhuar në punë, për t’i dhënë prosperitet atdheut, për të ndihmuar nevojtarët dhe, duke iu bindur Ligjit të Hyjit, të meritojnë Mbretërinë e Qiellit. Nga ana tjetër, ka nga ata që i shërbejnë vetvetes, të cilët nuk mbajnë asnjë parim moral, të cilët dëshirojnë të rrënojnë familjen dhe kombin, qe shfrytëzojnë punëtorët për ta bërë veten të padrejtësisht të pasur, ndezin ndarje të brendëshme dhe luftëra, për të grumbulluar fuqi dhe para: për ta iluzioni fallco i mirëqenies së përkohshme, një ditë – nëse nuk pendohen – do t’i çojë tek fati i tmerrshëm që i pret ata, larg Zotit, në një mallkim të përjetshëm.

Në shoqëri, Z. President, këto dy realitete kundërshtuese bashkëjetojnë si armiq të përjetshëm, ashtu si Zoti dhe Djalli janë armiq të përjetshëm. Dhe duket se fëmijët e errësirës – të cilët ne mund t’i identifikojmë lehtësisht me grupin e fshehur thellësisht në qeveri (deep state), të cilin ju po e kundërshtoni me mençuri dhe që po zhvillon luftë kundër jush në këto ditë – kanë vendosur të tregojnë kartat e tyre, si të thuash, kane dalë hapur dhe kanë zbuluar tashmë planet e tyre.

Duket se janë kaq të sigurt pasi kanë gjithçka nën kontroll që e kanë lënë mënjanë atë mbrojtje e kujdesje që deri më tani të paktën pjesërisht, kishin fshehur qëllimet e tyre të vërteta. Hetimet tashmë në zhvillim do të zbulojnë përgjegjësinë e vërtetë të atyre që menaxhuan urgjencën e Covid 19 jo vetëm në fushën e kujdesit shëndetësor, por edhe në politikë, ekonomi dhe media. Me siguri do të zbulojmë se në këtë operacion kolosal të “inxhinierisë sociale” ka njerëz që kanë vendosur fatin e njerëzimit, duke i atribuar vetvetes të drejtën të veprojnë kundër vullnetit të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në qeveritë e kombeve.

Donald & Melania Trump te Statuja e Gjon Palit të Dytë

Donald & Melania Trump te Statuja e Gjon Palit të Dytë

Do të zbulojmë gjithashtu se trazirat në këto ditë u provokuan nga ata që, duke parë që virusi në mënyrë të pashmangshme po venitet dhe se alarmi shoqëror i pandemisë po zvogëlohet, domosdoshmërisht është dashur të provokojnë shqetësime civile, sepse ato do të pasoheshin nga ushtrim force, e cila megjithëse e ligjshme, mund të dënohej si një agresion i pajustifikuar kundër popullatës. E njëjta gjë po ndodh edhe në Evropë, në sinkron të përsosur. Është mjaft e qartë se përdorimi i protestave në rrugë është i dobishëm për qëllimet e atyre që dëshirojnë të shohin dikë të zgjedhur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, i cili mishëron qëllimet e grupit shtetëror të thellë dhe që i shpreh ato qëllime me besnikëri dhe bindje. Nuk do të jetë për t’u habitur në…

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco