Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Polonia 'pushtoi aksidentalisht' Çekinë, ja çfarë fshihet pas incidentit

Polonia 'pushtoi aksidentalisht' Çekinë, ja çfarë fshihet pas incidentit

13:26, 13/06/2020
A+ Aa A-

Polonia ka pranuar se ka 'pushtuar' aksidentalisht Republikën Çeke muajin e kaluar, por këmbëngul se okupimi i shkurtër i një pjese të vendit ishte vetëm një 'keqkuptim'.

Ushtarët polakë kaluan gabimisht kufirin me Republikën Çeke në fund të majit dhe më pas ngritën kampin aty, tregoi Ministria e Jashtme çeke për CNN.

Ushtarët, të cilët kishin qënë duke ruajtur pjesë të mbyllura të kufirit çeko-polak gjatë pandemisë, filluan të mos lejonin qytetarët çekë të hynin në një kishë në vendin e tyre.

Ambasada Çeke në Varshavë lajmëroi menjëherë Poloninë dhe e nxiti të merrte një veprim të shpejtë për situatën.

"Fqinjët tanë polakë na siguruan në mënyrë jozyrtare se ishte vetëm një incident i shkaktuar nga pakujdesia. Ende po presim për një deklaratë formale. Ushtarët polakë nuk janë më prezentë dhe qytetarët tanë mund ta vizitojnë qytetin lirisht," u shpreh një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme për CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco