Lirohet nga burgu oficeri që 'ndihmoi' në vrasjen e George Floyd

Lirohet nga burgu oficeri që 'ndihmoi' në vrasjen e George Floyd

09:50, 11/06/2020
A+ Aa A-

Një nga katër oficerët e policisë së Minneapolis të akuzuar për vdekjen e George Floyd u largua nga qelia, pasi pagoi lirimin me kusht mbasditen e së djeshmes.

Thomas Lane pagoi shifrën prej $750,000, tregon një përfaqësues i zyrës së sherifit.

Avokati i tij, Earl grey, u  shpreh se polici fillestar pranoi kushtet e dhëna dhe tashmë është në lirim me kusht. Vendndodhja e Lane nuk u bë publike, për shkak të frikës nga protestuesit e dhunshëm.

Seanca gjyqësore e oficerit është në datë 29 qershor. Avokati i tij planifikon të mohojë çdo akuzë.

Oficerët e tjerë të policisë që morën pjesë në ngjarje ndodhen ende në burgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco