Gjykata 'rrëzon' kërkesën e arrestit për trashëgimtarin e 'Samsung'/ Prokurorët nuk tërhiqen

Gjykata 'rrëzon' kërkesën e arrestit për trashëgimtarin e 'Samsung'/ Prokurorët nuk tërhiqen

21:57, 08/06/2020
A+ Aa A-

Të martën, një gjykatë e Koresë së Jugut, mohoi një kërkesë për urdhër arresti për trashëgimtarin e Grupit Samsung Jay Y. Lee, pasi prokurorët e akuzuan atë për mashtrim në deklarimet kontabël dhe manipulim të aksioneve.

Ky vendim siguroi të paktën lehtësim të përkohshëm për nënkryetarin e Samsung Electronics, raporton Reuters.

Prokurorët,javën e kaluar i kërkuan gjykatës të lëshojë një urdhër arrest për 51-vjeçarin Lee, si pjesë e hetimit për mashtrim të pretenduar të deklararimeve të kontabilitetit, në mënyrën sesi llogariteshin detyrimet e kompanisë, duke përfshirë edhe dy bashkpunëtorë të tjerë në kompani.

"Duket se prokurorët kanë siguruar një sasi të konsiderueshme të provave përmes hetimit të tyre, por ata nuk kanë shpjeguar vlefshmërinë për të arrestuar Lee," tha Gjykata Qendrore e Qarkut në Seul në një deklaratë.

"Duke marrë parasysh rëndësinë e çështjes, është e përshtatshme të përcaktohet nëse të dyshuarit janë përgjegjës dhe shkalla (e përfshirjes së tyre) përmes gjykimeve dhe debateve të mjaftueshme," tha gjykata.

Prokurorët e quajtën vendimin për keqardhje, duke thënë se hetimi i tyre do të vazhdonte gjithsesi.

Avokatët e Lee thanë në një deklaratë se ata shpresonin se çështja do të merrte një përmbledhje të plotë nga një panel i jashtëm, që do të vendosë nëse ndonjë aktakuzë ndaj Lee ishte e justifikuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco