Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Covid-19 u përhap në Kinë që verën e shkuar/ Ja çfarë kanë zbuluar satelitët komercialë

Covid-19 u përhap në Kinë që verën e shkuar/ Ja çfarë kanë zbuluar satelitët komercialë

20:14, 08/06/2020
A+ Aa A-

Në fund të verës që kaloi, një rritje e pazakontë e trafikut jashtë spitaleve të Wuhan-it, e kombinuar me një rritje të kërkimeve në internet për simptoma të ngjashme me koronaviruis, hedhin dyshime serioze se Covid-19 mund ta ketë goditur Kinën përpara vjeshtës.

Duke iu referuar këtyer fakteve, kjo datë është shumë më e hershme krahasuar me datat e spekuluara më parë.

Një studim i bërë nga Harvard Medical School, i drejtuar nga Dr. John Brownstein analizoi të dhënat nga pamjet e regjistruara nga 108 satelitë komerçialë.

Ekipi në fjalë kanë vëzhguar një rritje dramatike të trafikut jashtë pesë spitaleve madhore në Wuhan nga fundi i verës së 2019.

Studiuesit thonë se vendet e parkingut filluan të populloheshin ndërsa e njëjta gjë po ndodhte edhe në spitale. Rezultatet tregonin se më 10 tetor 2019 në spitalin Tianyou në Wuhan ndodheshin të parkuara 285 makina. Pra, 67 për qind më shumë se 171 makinat e regjistruara në të njëjtën ditë, një vit më parë.

Pasi u përhap në Kinë, koronavirusi u përhap me shpejtësi rreth e qark globit dhe më shumë se 7 milion persona në të gjithë botën rezultojnë si të infektuar deri më tani.

Nga ana tjetër, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 406,776 persona.

Zyrtarët në Kinë nuk e njoftuan formalisht Organizatën Botërore të Shëndetësisë rreth sëmundjes së pazakontë deri më 31 dhjetor.

Kjo lëvizje e Kinës është kritikuar gjerësisht nga vendet e tjera të prekura, kryesisht nga SHBA-të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco