VIDEO/ Qëllohet me armë zjarri një protestë, plagoset 26 vjeçari amerikan

VIDEO/ Qëllohet me armë zjarri një protestë, plagoset 26 vjeçari amerikan

18:29, 08/06/2020
A+ Aa A-

Të dielën, një video e publikuar në media, tregon një burrë duke drejtuar makinën e tij drejt turmës së protestuesve, pastaj duke qëlluar dhe plagosur një demonstrues në Seattle.

I dyshuari, i cili u arrestua më vonë nga policia, u pa në video duke dalë nga makina e tij ndërsa protestuesit filluan ta rrethonin atë, raporton TheGuardian.

Dëshmitarët thanë se personi kishte armë, u përhap nëpër turmë dhe u kthye drejt policisë.

Protestuesi i plagosur, i quajtur Daniel, 26 vjeç, u dërgua në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai tha se e kishte grushtuar njeriun në makinë në përpjekje për ta çarmatosur pasi ai u fut në turmën e demonstruesve. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco