Operacioni ‘Flashback’/ Policia italiane sekuestron ‘thesarin’ e narkotrafikantëve

Operacioni ‘Flashback’/ Policia italiane sekuestron ‘thesarin’ e narkotrafikantëve

18:11, 08/06/2020
A+ Aa A-

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritetet policore në qytetin e Milanos kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Flashback”.

Sipas autoriteteve, në pranga përfunduan 3 narko-trafikantë të njohur,  që menaxhonin një trafik ndërkombëtar hashashi në pjesën veriore dhe qëndrore të Italisë.

Operacioni ka çuar dhe në zbulimin e thesarit te narkotrafikantëve, shkruajnë mediat e huaja.

Në murin artificial të një banese janë gjetur 15 milionë euro në prerjet 20 deri 500 euro e të paketuara në 28 kuti.

Ndërsa në kasafortën e një autofiçine u gjetën 167 mijë euro të tjera.

Kështu, policia italiane shënon rekord në sekuestrim të parave ndonjëherë në histori të saj, të parave që kanë rrjedhur nga aktiviteti kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco