Marrin fund thashethemet! Kim Jong-un shfaqet në publik pas pas disa javësh mungesë

Marrin fund thashethemet! Kim Jong-un shfaqet në publik pas pas disa javësh mungesë

17:03, 08/06/2020
A+ Aa A-

Marrin fund thashethemet! Kim Jong-un shfaqet në publik pas pas disa javësh mungesë

Pas disa javësh mungesë dhe thashethemesh rreth shëndetit të tij, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u shfaq sërish në publik.

Së bashku me personat e tij më të besueshëm, Kim Jong-un kryesoi mbledhjen politike të organizuar pas disa javësh mungesë.

Ajo që u vu re në takim ishte fakti se lideri suprem dhe mbështetësit e tij ruanin distancën nga njëri-tjetri edhe pse Korea e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me COVID-19.

Ky takim vjen pas shumë thashethemesh se Kim kishte humbur jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Mediat aluduan për vdekjen e tij, pas mungesës në “Ditën e Diellit”, e cila është edhe ditëlindja e gjyshit të tij.

Megjithatë pas rreth një muaji mungesë ai u shfaq në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave, duke lënë pas spekulimet rreth shëndetit të tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco