Tërheqja e trupave amerikane/ Zyrtari gjerman: Plotësisht e papranueshme

Tërheqja e trupave amerikane/ Zyrtari gjerman: Plotësisht e papranueshme

16:55, 08/06/2020
A+ Aa A-

Vendimi i raportuar i presidentit Trump për tërheqjen e 9.500 trupave amerikane nga Gjermania është "plotësisht i papranueshëm", tha koordinatori i Berlinit për lidhje transatlantike, sipas Reuters.

Peter Beyer i tha Rheinische Post se Shtëpia e Bardhë nuk e informoi Gjermaninë paraprakisht përpara se të filluan të shfaqeshin raportet për vendimin e administratës amerikane.

Wall Street Journal, duke përmendur zyrtarët e qeverisë amerikane, raportoi të premten se Trump urdhëroi Pentagonin të zvogëlojë në 34.500 anëtarët e shërbimit në Gjermani, raporton FoxNews.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha gazetës se diskutimet e brendshme kanë vazhduar që nga shtatori dhe masa nuk është në shenjë hakmarrje ndaj vendimit të kancelarit gjerman Angela Merkel për të mos marrë pjesë në takimin e G-7 në Uashington.

Johann Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit, tha se vendimi i SHBA-së për tërheqjen e trupave pa u konsultuar me aleatët e saj të NATO-s, "tregon edhe një herë se administrata Trump po neglizhon detyrat themelore të udhëheqjes."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco