VIDEO/ Policia në gjunjë, duke u larë këmbët, pa fonde...

VIDEO/ Policia në gjunjë, duke u larë këmbët, pa fonde...

13:17, 08/06/2020
A+ Aa A-

Vdekja e George Floyd në SHBA gjatë një arresti policor, ka shkaktuar një valë protestash në mbarë botën. Në SHBA, protestat u kthyen në trazira të dhunshme me akte vandalizmi.

Por teksa vrulli i protestave është ulur disi, në qendër të ‘furtunës’ janë sërish policët.

Në SHBA ka nisur një lëvizje, e cila kërkon që policisë t’i hiqen fondet. Të ardhurat do jepen për komunitetet në nevojë. Kjo thirrje e ka ndarë opinionin publik.

Minneapolis, qyteti ku vdiq George Floyd, mori një vendim drastik.

Këshilli Bashkiak mori vendim për të shpërbërë forcën policore. Këshilltarët e miratuan vendimin me dy të tretat. Plani parashikon që fondet, të cilat duhet të shkonin për policinë, do të investohen për shërbimet në komunitet.

A mund të mbijetojë një qytet pa policinë? Vendimi nuk ka marrë akoma formë përfundimtare, por ai është tregues i situatës shpërthyese në SHBA.

Disa argumentojnë se në fakt, fondet që jepen për policinë janë kolosale, teksa krimi ka ardhur në rënie.

Të tjerë, si presidenti Trump thonë se policisë nuk i duhen hequr fondet. Po ashtu ka nga ata që thonë se policia po përdhoset. Në shumë raste, policët janë ulur në gjunjë përpara protestuesve. Kurse në Karolinën e Veriut, policët u filmuan teksa lanin këmbët e liderëve fetarë me ngjyrë, si një jehonë e veprimit të Krishtit.

Situata e ngarkuar pritet të vazhdojë, teksa në sfond janë zgjedhjet e nëntorit, që i japin jo pak tension këtyre zhvillimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco