I kishin fshehur në mur, trafikantëve u sekuestrohen 15 milion euro

I kishin fshehur në mur, trafikantëve u sekuestrohen 15 milion euro

09:24, 08/06/2020
A+ Aa A-

Autoritetet policore italiane të qytetit të Milanos kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar 'Flashback'.

Në pranga janë vënë 3 narkotrafikantë që menaxhonin një trafik ndërkombëtar hashashi në pjesën veriore dhe qëndrore të Italisë.

Operacioni ka çuar dhe në zbulimin e thesarit te narkotrafikantëve. Në murin artificial të një banese janë gjetur 15 milionë euro në prerjet 20 deri 500 euro e të paketuara në 28 kuti.

Ndërsa në kasafortën e një autofiçine u gjetën 167 mijë euro të tjera.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco