Shoferin e zë gjumi n ë timon, vdesin 4 persona dhe plagosen 7 të tjerë gjatë një aksidenti

Shoferin e zë gjumi n ë timon, vdesin 4 persona dhe plagosen 7 të tjerë gjatë një aksidenti

08:20, 08/06/2020
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur ka ndodhur në Napoli në Itali, me 4 të vdekur dhe 7 të plagosur.

Një 30-vjeçar nga Rumania ka humbur kontroll i makinës së tij 6-vendëshe duke u përplasur me një kamion.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen e 4 perona, si dhe janë plagosur 7 persona të tjerë përfshirë edhe gruan e tij.

Mes viktimave është edhe vajza e vogël e 30-vjeçarit, e cila ishte në makinë së bashku me fqmijët e tjerë të Emil Ciurar, që për fat shpëtuan.

Emil Ciurar, i arrestuar dhe i akuzuar për vrasje në rrugë, tha se ai ishte ne timon për 30 orë pa ndërprerje.

"Unë nuk mund t'i mbaja sytë hapur, isha shumë e lodhur" – është shprehur 30-vjeçari, Emil Ciurar .

Ndërkohë, edhe sipas prokurorit, ishte lodhja që shkaktoi përplasjen me kamionin.

"Ai është një njeri i dëshpëruar dhe vazhdimisht pyet për kushtet e gruas e fëmijës së tij dhe do që të jetë në gjendje të dalë jashtë për të shkuar në funeral." - thotë avokati i tij, Giuseppe Martina.

Emil Ciurar dhe familja e tij po shkonin për në Napoli, ku një xhaxha i tyre dhe dy kushërinjtë ishin duke pritur për ardhjen e tyre. Aty do të punonin si punëtorë sezonalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco