Vazhdon të ulet numri i viktimave në Itali, 6 rajone me 0 raste të reja

Vazhdon të ulet numri i viktimave në Itali, 6 rajone me 0 raste të reja

18:34, 07/06/2020
A+ Aa A-

Vazhdon të bjerë numri i viktimave dhe të prekurve me Covid-19 në Itali.

Sipas asaj që raporton Mbrojtja Civile Italiane, 53 është numri i viktimave në 24 orët e fundit, ndërsa ai i rasteve të reja vetëm 197.

Një ditë më parë, Italia numëronte 72 viktima dhe 270 raste të reja.

Me këto shifra, numri total i të infektuarve arrin në 234,998, ndërsa ai i viktimave në 33,899 persona.

Duhet theksuar fakti se, 6 rajone, Puglia, Friuli Venezia Giulia, Sardegna, Calabria, Molise dhe Basilicata nuk kanë regjistruar asnjë rast të ri në 24 orët e fundit. /A.R, Syri.net

Buletini për të gjitha rajonet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco