Kundër heqjes së fondeve për policinë/ Kryebashkiaku përballet me zemërimin e protestuesve

Kundër heqjes së fondeve për policinë/ Kryebashkiaku përballet me zemërimin e protestuesve

15:50, 07/06/2020
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së qytetit Minneapolis u përball të shtunën me protestuesit e zemëruar pas deklaratës se ishte kundër kërkesave të tyre për t’i hequr fondet policisë.

Jacob Frey, ish-avokat i të drejtave civile që mori detyrën dy vjet më parë me zotimin se do të përmirësonte marrëdhëniet e tendosura të policisë me pakicat, u gjend përpara protestuesve që thërrisnin: "Shko në shtëpi, Jacob” dhe "Turp, turp", ndërkohë që ai përpiqej të largohej përmes turmës me kokën ulur, raporton VOA.

Videoja u bë virale në mediat sociale në një kohë kur në qytetet e mbarë vendit dhjetëra mijëra demonstrues organizuan një ditë të 12-të protestash me kërkesën për t’u dhënë fund paragjykimeve racore dhe brutalitetit në sistemin e drejtësisë kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco