Ndeshjet e demave, ulja e intensitetit të COVID, në Spanjë hapen arenat

Ndeshjet e demave, ulja e intensitetit të COVID, në Spanjë hapen arenat

14:57, 07/06/2020
A+ Aa A-

Vetëm një i vdekur nga coronavirusi është raportuar në Spanjë, megjithëse konsiderohet shteti i pestë më i goditur si pasojë e pandemisë.

Arenat e demave dhe klubet e natës që përbëjnë jetën e famshme të natës në Spanjë, janë bizneset që do të hapen sërish, pasi intensiteti i coronavirusit në Spanjë, po konsiderohet se ka rënë.

Me këtë infeksion janë raportuar 164 të sëmurë, që janë më pak se 195 që u raportuan një ditë më herët.

Numri i viktimave nga coronavirusi në mbarë botën i ka kaluar 400,000

Në përgjithësi, Spanja i ka 241,310 të sëmurë me coronavirus, duke u bërë kështu shteti i pestë më i goditur në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Rusisë dhe Britanisë së Madhe.

Të hënën, për herë të parë do të rihapen arenat për ndeshjen e demave, ku mund lejohet të mbushen vetëm një e treta e ulëseve.

Si pjesë e fazës së tretë, do të hapen kafenetë, baret dhe klubet e natës, por vizitorëve iu ndalohet shfrytëzimi i pistës për vallëzim. Kjo hapësirë lejohet të mbushet me tavolina, që të përdoret si hapësirat tjera.

Megjithatë, masat emergjente në Spanjë mbeten në fuqi deri më 21 qershor. Nderkohe regjioneve të ndryshme, iu lejohet që të marrin vendime të pavarura, varësisht nga situata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco