Ulja e prodhimit ditor të naftës/ OPEC merr vendimin e radhës

Ulja e prodhimit ditor të naftës/ OPEC merr vendimin e radhës

14:37, 07/06/2020
A+ Aa A-

Në një vendim të fundit, Rusia dhe aleatët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës do e zgjatin deri muajin e ardhshëm uljen rekord të prodhimit ditor të arit të zi.

Në prill, vendet aleate të OPEK-ut vendosën që të shkurtojnë me 9,7 milionë fuçi prodhimin e naftës për të ndihmuar rikuperimin e çmimit të saj në bursa dhe rimëkëmbjen e sektorit nga pandemia.

Vendimi ka ndikuar që çmimet të dyfishohen nga më pak se 20 në gati 40 dollarë fuçia në javët e fundit, si për standardin europian, edhe atë amerikan.

Vlera, megjithatë, qëndron rreth 20 dollarë më poshtë krahasuar me fundvitin e kaluar.

Suksesi i kësaj industrie është në dyshim për shkak të kërkesës së ulët për hidrokarbure në treg, që arriti rekordet historike në dy tremujorët e parë si pasojë e shtrëngesave globale prej koronavirusit.

Rafineritë e naftës të shteteve të OPEK-ut pritet ta balancojnë disi prodhimin pas muajit korrik deri në dhjetor duke e shkurtuar me 7,7 milionë numrin e fuçive të prodhuara në ditë.

Vendet si Nigeria dhe Iraku është kërkuar që deri në shtator të kompensojnë mbiprodhimin e tyre për dy muajt e fundit.

Ndërkohë nuk është bërë e njohur nëse Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti do vazhdojnë t'i përmbahen uljes vullnetare të prodhimit të tyre me 1,18 milionë fuçi nafte në ditë.

Marrëveshjet e fundit janë arritur nën presionin e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili po punon gjithashtu për të evituar falimentin e kompanive më të mëdha amerikane të prodhimit të naftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco