Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

VIDEO/ Rinisin plaçkitjet spektakolare me armë në Britani

VIDEO/ Rinisin plaçkitjet spektakolare me armë në Britani

14:17, 07/06/2020
A+ Aa A-

Anëtarët e bandave kanë nisur furishëm aktivitetin e tyre në rrugët e Birmingham në Britani të Madhe.

Pasi masat e bllokimit janë hequr pjesërisht, qyteti ka parë një seri sulmesh brutale.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan momentin e tmerrshëm kur një person i armatosur dhe një hajdut ndoqën dy burra gjatë ditës, në zonën Balsall Heath dhe Sparkbrook.

Targat e furgonit ishin të rreme, derisa të dy kishin maskime shumë të mëdha, sa që duket se është e pamundur të identifikohen.

“Ata kanë pritur me padurim që t’i kthehen rrugëve, sepse kanë mbetur pa para. Meqenëse iu ndalohen shumë veprimtari, ata po shfrytëzojnë këtë formë për të fituar të ardhura”, ka thënë Simeon Moore, ish pjesëtar i grupit kriminal Johnson Crew.

Plaçkitjet e shumta të armatosura nëpër rrugët e Anglisë, veçanërisht në Londër kanë qenë shqetësuese për banorët, derisa autoritetet e sigurisë e kishin të pamundur t’i ndalonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco