‘Do u nxjerr të palarat’/ Telashe për njeriun më të pasur në botë

‘Do u nxjerr të palarat’/ Telashe për njeriun më të pasur në botë

13:32, 07/06/2020
A+ Aa A-

Miliona njerëz në planet kanë vuajtur krizën e pazakontë të koronavirusit. Por njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos vetëm sa e ka shtuar ‘malin’ e parave.

Pronari i Amazon mendohet se tani ka një pasuri prej 150 miliardë dollarësh. Ekspertët thonë se me këtë ritëm, ai do bëhet njeriu i parë në botë që ka në pronësi 1 trilion dollarë deri në vitin 2026.

Por teksa paratë po i shtohen, Bezos ka nisur të jetojë si një yll Hollivudi, ndryshe nga pamja prej ‘peshkopi’ që kishte ofruar vazhdimisht, shkruan Daily Mail.

Ai nuk njihet më që kur u nda nga e shoqja, MacKenzie, me të cilën kishte 26 vite bashkë dhe 4 fëmijë. Nga ndarja, ai humbi 38 miliardë dollarë, të cilat e bënë ish-bashkëshorten e tij direkt femrën e tretë më të pasur në planet.

Ndarja erdhi pasi u mësua për aferën e Bezos me gazetaren Lauren Sanchez. Që kur janë lidhur bashkë, Bezos ka nisur të shijojë edhe jetën në nivelet më të larta.

Por historia e lidhjes së tij me Sanchez ka edhe turbullira. Një gazetë tabloide e kërcënoi Bezos se do i publikonte një foto nudo. Historia u komplikua pasi ishte pjesë e një skenari më të madh që e vendoste njeriun më të pasur në planet në kurs përplasje me presidentin e SHBA dhe monarkun e Arabisë Saudite, që mendohej se ia ka vjedhur fotot në celular parmes hakerave.

Megjithatë, fillimisht u tha se fotot nudo ishin shitur për 200 mijë dollarë nga vëllai i të dashurës së Bezos. Michael Sanchez u ngarkua me një akuzë të rëndë. Ai u pastrua së fundmi, por ka reaguar me zemërim për Daily Mail.

“E kam mbrojtur dhe mbështetur motrën time 100 përqind që kur ka lindur. Madje shpesh kam marrë përsipër kostot për ta mbrojtur. Por tani është ndryshe dhe familja jonë është përçarë. Megjithatë Lauren nuk duket e shqetësuar”.

“Pasi hetuesit e FBI dhe të Amazon më pastruan me akuzat se posedoja foto për të shantazhuar Bezos, mendova se minimalisht do më kërkonin një falje privatisht. Por Jeff dhe Lauren as nuk e hodhën kokën pas. Më hodhën nga autobusi. Mjerisht, ka të ngjarë që herën tjetër kur t’i shoh, do jemi në gjyq”, paralajmëron ai, duke thënë se do u nxjerrë të palarat.

Ndërsa për miqtë, ai ka thënë se do publikojë gjëra që nuk do i pëlqejnë njeriut më të pasur në glob.

Nuk dihet se si do reagojë Bezos, por për momentin ai dhe e fejuara po shijojnë shoqërinë e yjeve. Një burim tha se Bezos ndjehet shumë i lumtur në krah të këngëtarëve dhe aktoreve të famshëm, tamam si ai ‘peshkopi’ që tani ka plotësuar ëndrrën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco