Hapen klubet e natës, por nuk lejohet kërcimi/ Autoritetet vendosin rregulla të reja

Hapen klubet e natës, por nuk lejohet kërcimi/ Autoritetet vendosin rregulla të reja

11:18, 07/06/2020
A+ Aa A-

Sipas autoriteteve shtetërore në Spanjë, nga java e ardhshme do hapen klubet e natës dhe diskot, por nuk do të lejohet kërcimi.

Ministria e Shëndetësisë vendosi që hapësira që në këto klube përdorej për të kërcyer, tani do të përdoret për të vendosur tavolina për t’u ulur klientët, duke respektuar distancimin social.

Gjithashtu, vetëm 1/3 e kapaciteteve të klube do të përdoret, por autoritetet u kanë dhënë leje klubeve apo diskove që të përdorin edhe verandat.

Ky rregull i ri ka sjellë reagime nga pronarët e klubeve të natës dhe diskove të cilët nga njëra anë prisnin hapjen, porse nuk e mendonin që nuk do të lejohej vallëzimi, një nga aktivitetet më të preferuara të klientëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco