Zbulohet dosja kriminale e një prej policëve që vranë George Floyd Ge

Zbulohet dosja kriminale e një prej policëve që vranë George Floyd

09:58, 07/06/2020
A+ Aa A-

Një nga tre oficerët e policisë të akuzuar për vrasjen e George Floyd u zbulua se kishte një sërë shkeljesh kriminale në dosjen e tij.

Kjo e shkuar e errët e Thomas Lane besohet të ketë ndodhur para se ai të bashkohej me policinë.

Business Insider zbuloi se Lane ishte dënuar për 7 shkelje të ndryshme, në të cilat përmenden ndërhyrje në procesin ligjor dhe dëme të pronës private.

Para se të fillonte punën si oficer policie në 2017, Lane ka punuar në një sërë fushash të ndryshme, edhe pse ai la gjimnazin para se të diplomohej, raporton Daily Mail.

Dosja e tij ishte dërguar më parë nga Departamenti Policor i Minneapolis, por me shumë seksione të korrektuara apo të fshira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco