Konfirmohen edhe 301 raste të reja me koronavirus në Gjermani

Konfirmohen edhe 301 raste të reja me koronavirus në Gjermani

09:51, 07/06/2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar 301 raste të reja me koronavirus.

Kështu njoftoi instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”, sipas të cilit, deri tani në Gjermani janë konfirmuar gjithsej 183, 979 raste pozitive me COVID-19.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 22 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 8,668, shkruan “Reuters”.

Gjermania është në mesin e shteteve me më së shumti të infektuar me koronavirus në Evropë, por ka shumë më pak të vdekur se Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Franca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco