Trump: Kina duhet të ketë numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19, jo SHBA

Trump: Kina duhet të ketë numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19, jo SHBA

09:05, 07/06/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump kundërshton shifrat sipas të cilave SH.B.A ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19, shkruan BBC.

"Ne nuk kemi shifrën më të lartë në botë. Më e larta duhet të jetë në Kinë," tha Trump.

Sipas shifrave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, në SHBA janë 109,802 viktima nga Covid-19, ndërsa në Kinë 4,638.

Shumë shtete e kanë kritikuar Kinën se po mban të fshehtë numrin real të viktimave nga koronavirusi, por vendi aziatik e ka përgënjeshtruar këtë fakt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco