Forcat franceze vrasin komandantin e Al-Kaedës së Afrikës

Forcat franceze vrasin komandantin e Al-Kaedës së Afrikës

13:57, 06/06/2020
A+ Aa A-

Forcat franceze kanë vrarë Abdelmalek Droukdel, udhëheqësin e degës së Al-Kaedës në Afrikën e Veriut, njoftoi ministri i mbrojtjes i Francës të premten, në atë që do të konsiderohet si fitore e madhe për Francën pas vitesh luftime me xhihadistët në Sahel.

Nuk pati konfirmim të menjëhershëm të vdekjes së tij nga Al-Kaeda në Maghreb Islamik, i njohur si AQIM, i cili ka bërë miliona dollarë duke rrëmbyer të huaj për shpërblim ndër vite dhe krijoi një brez në Afrikën Perëndimore shumë të rrezikshm për shoqatat e ndihmave.

Ministri francez i Mbrojtjes, Florence Parly tha se Droukdel dhe disa prej aleatëve të tij u vranë të mërkurën në veri të Malit nga forcat franceze dhe partnerët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco