Polonia do të zgjasë ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare deri në 16 qershor

Polonia do të zgjasë ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare deri në 16 qershor

10:37, 06/06/2020
A+ Aa A-

Varshavë - Polonia planifikon të zgjasë ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare deri në 16 qershor për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha agjensia shtetërore e lajmeve PAP të premten vonë, duke cituar një dekret qeveritar.

Linja ajrore polake e kontrolluar nga shteti, LOT, rinisi fluturimet midis qyteteve më të mëdha të vendit, përfshirë Varshavën, Gdansk, Krakow dhe Wroclaw, nga 1 qershori.

Që nga e premtja, Polonia ka raportuar 25.410 raste me koronavirus dhe 1.137 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco