Tani OBSH këshillon të mbajnë maska të gjithë, në vende publike

Tani OBSH këshillon të mbajnë maska të gjithë, në vende publike

08:05, 06/06/2020
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka ndryshuar këshillën e saj për maskat në fytyrë, duke thënë se ato duhet të vishen edhe në publik për të ndihmuar në ndalimin e koronavirusit.

Institucioni global tha që informacionet e reja treguan se maskat mund të sigurojnë "një pengesë për spërklat  infektive të mundshme".

Disa vende të botës tashmë e rekomandojnë ose po e urdhërojnë mbajtjen e maskave të fytyrës në publik.

OBSH më parë kishte argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të thënë që njerëzit e shëndetshëm duhet të mbanin maska.

Dr. Maria Van Kerkhove, ekspertja kryesore teknike e OBSH-së për Covid-19, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se rekomandimi ishte që njerëzit të mbanin një "maskë pëlhure - domethënë një maskë jo-mjekësore" në zonat ku ekzistonte rreziku i transmetimit të semundjes.

Organizata gjithmonë kishte këshilluar që maska mjekësore për fytyrën të vishen nga njerëz të sëmurë dhe ata që kujdesen për ta.

Në nivel global, ka pasur 6.7 milion raste të konfirmuara të koronavirusit dhe gati 400,000 vdekje që kur shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Cila është këshilla e OBSH-së?

Organizata tha që udhëzimet e saj të reja ishin nxitur nga studimet e javëve të fundit. "Ne po këshillojmë qeveritë të inkurajojnë që populli  të mbajë maskë," tha Dr. Van Kerkhove.

Në të njëjtën kohë, OBSH theksoi se maskat në fytyrë ishin vetëm një nga një gamë e mjeteve që mund të përdoren për të zvogëluar rrezikun e transmetimit - dhe se ato nuk duhet t'u japin njerëzve një sens të rremë të mbrojtjes.

"Vetëm maska nuk do t'ju mbrojë nga Covid-19", tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t06/06/2020 08:31

Mercenaret ne obsh te B.Gejts vazhdojne ta mbajne akoma ndezur flaken(shkendijen)e te ashtuquajtures pandemi

Shto koment

Denonco