Bolsonaro kërcënon OBSH-në,  ndërkohë që Covid-19 vret 'një brazilian për minutë'

Bolsonaro kërcënon OBSH-në, ndërkohë që Covid-19 vret 'një brazilian për minutë'

07:28, 06/06/2020

Brasilia -  Presidenti brazilian Jair Bolsonaro kërcënoi të premten të tërhiqte Brazilin nga Organizata Botërore e Shëndetit pasi agjencia e OKB-së paralajmëroi qeveritë e Amerikës Latine për rrezikun e heqjes së kufizimeve para se të kishte ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në të gjithë rajonin.

Një rekord i ri brazilian për vdekjet ditore nga COVID-19 e shtyu numrin e vdekjeve përtej atyre të Italisë, por Bolsonaro vazhdon të ngulë këmbë në heqjen e shpejtë të kufizimeve, duke argumentuar se kostot ekonomike po i tejkalojnë rreziqet e shëndetit publik.

Kombet më të populluara të Amerikës Latine, Brazili dhe Meksika, po kapin nivelet më të larta të infeksioneve, ndërkohë që pandemia po evolon qetësisht në vende të tilla si Peruja, Kolumbia, Kili dhe Bolivia.

Në përgjithësi, më shumë se 1.1 milion latinoamerikano janë infektuar. Ndërsa shumica e udhëheqësve e kanë marrë më shumë seriozisht pandeminë sesa Bolsonaro, disa politikanë që mbështesnin kufizimet e rrepta në mars dhe prill po bëjnë presion për të hapur ekonomi sepse po rritet uria dhe varfëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco