Tragjedi familjare/ 6 anëtarë të së njëjtës familje, gjenden të vdekur në garazh

Tragjedi familjare/ 6 anëtarë të së njëjtës familje, gjenden të vdekur në garazh

22:08, 05/06/2020

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një familje me 6 anëtarë është gjetur e pajetë në garazhin e banesës.

Sipas mediave të huaja ishte familja e një ushtaraku, ku ai, gruaja dhe katër fëmijët janë gjetur të pajetë.

Po aty, ndodheshin edhe dy mace, të cilat janë gjetur të ngordhura.

Ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të asfiksimit nga gazi, raportojnë mediat vendase.

Por gjithashtu tragjedia mendohet të jetë vetëvrasje dhe vrasje për shkak të një letre të ngjitur në derë.

Ngjarja e tmerrshme në familjen 6 anëtaresh ndodhi në Teksas, teksa policia shkoi për kontroll pas erës së rëndë që vinte nga prona.

Shënimi i çuditshëm ishte shkruar në zhargon ushtarak dhe duhej të deshifrohej, sipas shefit të policisë në San Antonio, William McManus.

“Trupa njerëzish brenda, mos hyr, kafshët janë në frigorifer”, është shprehur ai.

Një ndër pistat kryesore të hetimit nga policia është ajo e vetëvrasjes dhe pse akoma nuk ka ndonjë informacion të saktë në lidhje me këtë ngjarje.

Çifti i bashkëshortëve ishte në të 30-at e tyre dhe fëmijët ishin të moshës midis 11 muajsh dhe katër vjeç

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco