Meksika regjistron numër rekord vdekjesh në 24 orë nga koronavirusi

Meksika regjistron numër rekord vdekjesh në 24 orë nga koronavirusi

21:36, 05/06/2020
A+ Aa A-

Autoritetet meksikane po kërkojnë qetësi pasi vendi raportoi numrin e saj më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi, që është dyfishoi i rekordit të mëparshëm ditor dhe për herë të parë e tejkaloi totalin e një dite në Shtetet e Bashkuara.

"Le të mos kthehet psikologjike, le të mos përhapet frikë," tha Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador. "Kjo situate nuk është si në New York."

Zyrtarët e SHBA-së raportuan 988 vdekje të mërkurën.

Po atë ditë, Departamenti i Shëndetit në Meksikë raportoi një numër prej 1,092 vdekjesh, që ishte më shumë se dyfishi i numrit më të lartë të mëparshëm të raportuar në një ditë të vetme.

Zyrtarët thanë se edhe 1,033 vdekje të dyshuara të COVID-19 ishin në pritje të konfirmimit, duke sugjeruar që numri i ditëve në vijim do të mbetej i lartë.

"Dua të informoj të gjithë njerëzit e Meksikës se kjo ka ndodhur sepse ka pasur një rregullim të vdekjeve që kishin ndodhur më herët, tha ai gjatë një vizite në Chipas, një shtet në pjesën jugore të vendit.

"Nuk do të thotë se 1.000 njerëz vdiqën brenda një dite."

Obrador tha se ai do të rekomandojë masa të shtrënguara nëse ka një rritje të infeksioneve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco